Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka reaguar lidhur me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, për klimën e biznesit në vendin tonë. Në një postim në rrjetin social X, Tabaku thekson se ky raport zbulon se ekonomia është peng I korrupsionit, abuzimeve me PPP-të dhe konkurrenca e padrejtë.