Top News – Ekonomia nis të ringrihet/ Rriten të ardhurat krahasuar me vitin e pandemisë
16/07/2021 22:16

Qeveria mblodhi 234 miliardë lekë në 6-mujorin e parë të këtij viti, rreth 319.6 milionë euro më shumë të ardhura krahasuar me vitin e kaluar, duke konfirmuar përmirësimin e ecurisë së ekonomisë, pasi kanë tejkaluar edhe nivelet e para krizës. Sipas Ministrisë së Financave ndikim në ecurinë pozitive të të ardhurave kanë dhënë thuajse të gjithë zërat, ku veçanërisht rritjen më të madhe e ka shënuar Tatimi mbi Vlerën e Shtuar me rreth 9.8 miliardë lekë më shumë se në 2020-ën. Më shumë para kanë hyrë në buxhet edhe nga mbledhja e taksave mbi të ardhurat dhe kontributet shoqërore në raport me një vit më parë, kur shumë individë humbën vendet e punës si rrjedhojë e krizës. Por, me gjithë përmirësimin këto tregues mbeten poshtë nivele të parakrizës duke reflektuar edhe pasojat e pandemisë të individët. Të njëjtin trend në rritje kanë ndjekur edhe arkëtimet nga tatim fitimi për 6-mujorin që gjeneroi rreth 17.7 miliardë, më shumë se në 2020-n, por ende fitimet e bizneseve duket se janë larg niveleve të vitit 2019. Paralelisht, qeveria ka rritur edhe shpenzimet buxhetore në këtë pjesë të parë të vitit duke arritur në 263.1 miliardë lekë, rreth 29.8 miliardë lekë më shumë krahasuar me janar-qershor 2021, ku rritjen më të fortë e kanë shënuar shpenzimet korrente për personelin dhe detyrime të tjera të ekzekutivit. Ndërsa deficiti buxhetor është ulur këtë periudhë në 29.1 miliardë lekë, si rrjedhojë edhe e ecurisë pozitive të të ardhurave, teksa një vit më parë ky tregues ishte 38.4 miliardë lekë, ndjeshëm më i lartë ndikuar së tepërmi nga pandemia.

Top News – Çmimet e referencës në bregdet. Rinis procesi i vlerësimit, rezultati brenda prillit
30/03 16:43
Top Channel/ Gruri do kushtojë më shumë, shkak nafta dhe plehrat kimikë! Fermerët ngrenë shqetësimin
29/03 19:48
Top Channel/ Rama: Shteti do ndërhyjë për naftën, do sigurojmë edhe rezerva!
28/03 23:13
Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14