Çmimi i naftës Brent ka kaluar sërish mbi 100 dollarë për fuçi, duke arritur rreth 105 dollarë, mes shqetësimeve se konflikti në Lindjen e Mesme mund të zgjasë. Rritja e çmimeve të energjisë ka shtuar frikën për një përshpejtim të inflacionit në ekonomitë globale. Përshkallëzimi i konfliktit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në Gjirin Persik ka goditur furnizimet me naftë dhe gaz. Mbyllja efektive e Ngushticës së Hormuzit ka penguar një pjesë të furnizimeve nga Gjiri të arrijnë në tregjet ndërkombëtare, duke ushtruar presion të mëtejshëm mbi çmimet.