Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku nëpërmjet një publikimi në rrjetet sociale argumentoi se pakënaqësia qytetare lidhet me modelin ekonomik dhe sistemin e qeverisjes të ndërtuar gjatë 12 viteve të fundit. Tabaku, e cila dy vite më parë kundërshtoi ndryshimet në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe iu drejtua institucioneve europiane për këtë çështje, e lidh protestën me atë që e cilëson si një model ekonomik që ka përqendruar pasurinë dhe mundësitë në duart e një pakice. Deputetja demokrate theksoi se ekonomia e mbështetur kryesisht tek ndërtimi nuk krijon zhvillim të qëndrueshëm, nuk nxit konkurrencën dhe nuk u jep mundësi qytetarëve të ecin përpara me meritë.