Komisioni i Ekonomisë miratoi projektligjin për ngritjen e gjykatës së arbitrazhit në vendin tonë, duke u dhënë bizneseve mundësi zgjedhjeje në rastet kur kanë mosmarrëveshje. Arbitrazhi synon të përmirësojë procedurat e gjykimit dhe të rrisë efikasitetit në trajtimin e konflikteve. Zëvendësministri i Drejtësisë, Klajd Karameta u shpreh se arbitrazhi do të ketë impakt pozitiv në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me karakter tregtar.