Ekonomia e Gjermanisë do të rritet me vetëm 0.6 përqind në vitin 2026, në vend të 1.3 përqind të parashikuar më parë, nga institucionet gjermane, si pasojë e luftës Izrael-ShBA me Iranin. Vitin tjetër, rritja ekonomike parashikohet gjithashtu të jetë më e ulët, me vetëm 0.9 përqind. Sipas ekspertëve ekonomikë, çmimet e energjisë do të shkaktojnë inflacion, të paktën përkohësisht në Gjermani. DË, shkruan se parashikohet rritje e kostos së trasnportit të mallrave, gjë e cila do të reflektohet në rritje të cmimeve, që për rrjedhojë do të ulë konsumin.