Banka e Shqipërisë miratoi raportin e stabilitetit financiar për gjashtë mujorin e parë të vitit 2024. Në analizën e Këshillit Mbikëqyrës rezulton se rreziqet për zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend mbeten të pranishëm. Ata burojnë kryesisht nga pasiguria që mbartin zhvillimet gjeopolitike por edhe nga veprime të pakujdesshme nga ana e agjentëve ekonomikë, ku përfshihen individët, bizneset, organizatat dhe qeveria.