Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit “Moody’s” ka grupuar Shqipërinë në listën e vendeve me prespektivë “pozitive” nga e “qëndrueshme” që ishte. Në rishikimin e fundit. Moody’s deklaron se Shqipëria ruajti stabilitetin makroekonomik pavarësisht goditjeve që pësoi gjatë viteve të fundit, duke filluar nga tërmeti, pandemia e më pas kriza energjitike. Vlerësimi vjen vetëm një muaj pasi agjencia Standard&Poor’s rriti për herë të parë vlerësimin për Shqipërinë.