Banka Botërore parashikon që rritja ekonomike e Shqipërisë të jetë 3.2 përgjatë këtij viti dhe pothuajse në të njëjtat nivele edhe për vitin e ardhshëm. Raporti i pranverës thotë se rritja ekonomike do të mbështetet nga rritja e konsumit, investimet dhe të ardhurat e siguruara nga turizmi. Rreziqet, thotë Banka, janë shtuar për shkak të pasigurisë që rrethon perspektivat ekonomike globale dhe tregtinë.