Rama njoftoi drejtuesit politikë të qarqeve për zgjedhjet 2025 në Asamblenë Kombëtare të PS e cila ka nisur prej orës 11:00 të kësaj të diele. Rama ka propozuar që zv.Kryetarë të Asamblesë të votohen Ilva Gjuzi dhe Besa Spaho, ndërsa për Sekretar të Asamblesë ka propozuar Tonin Belerin, zv.Kryetar i Bashkisë së Shkodrës. Kryeministri bëri të ditur edhe emrat e drejtuesve Politikë të PS në qarqe, ku në Tiranë, që është edhe qarku më i madh dhe me peshën më të lartë elektorale do të ketë 3 drejtues që janë: Elisa Spiropali, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu.