Egjipti e kishte paralajmëruar Izraelin për rreziqet e dhunës së mundshme tre ditë përpara sulmit të Hamasit, tha Michael McCaul, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA. "Ne e dimë se Egjipti i kishte paralajmëruar izraelitët tre ditë më parë se një ngjarje e tillë mund të ndodhte. Paralajmërimi ishte aty, por ne nuk e dimë në çfarë niveli. Nuk e dimë si ne si SHBA dhe Izraeli, nuk morën dot informacione" u tha McCaul për gazetarët