Efi dhe Luizi janë bërë bashkë në një mision të dhënë nga Vëllai i Madh. Ata po bëjnë gjithçka munden për të bindur Qetsorin të lërë pëfundimisht garën, dhe mesa duket misioni i përmbush. Luizi e mbështeti idenë e Efit, duke i thënë Qetsorit se Kristi dhe Nita kanë më shumë shanse se ai për të shkuar në finale. Ai i ofroi Qetsorit 4500 euro dhe i-Phone-n që Vodafone i dhuroi, me kushtin që ai të dalë nga shtëpia. Nita gjithashtu i tha se nëse ai e bën këtë gjest për të e nëse ajo shkon në finale, do t’i dhurojë 2000 euro.