Efektivi Patrullës së Përgjithshme të Policisë, Dhurim Metko, 23 vjeç ka denoncuar pranë Drejtorisë së Lezhës, se mbrëmjen e 11 dhjetorit rreth orës 21: 00 është kërcënuar. Sipas dëshmisë së tij pranë Policisë, 23-vjeçari sapo ka dalë nga shtëpia për në punë, ndërsa ka qenë duke lëvizur me makinë në Sanxhak të Kurbinit, dy persona të armatosur sapo e kanë parë kanë qëlluar me armë në ajër. Efektivi Dhurim Metko, ka deklaruar se ai u është kundërpërgjigjur me armën e shërbimit, dhe ka qëlluar drejt tyre nga brenda makinës.