Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacione mbi gjendjen shëndetësore të personave që u plagosën gjatë protestës së te merkures. Sipas ministrisë të plagosur mbetën 16 policë dhe 2 protestues. Ndërkohë njëri prej efektivëve mori dëmtime më të rënda dhe i është nënshtruar nje operacioni ne sy. Sipas njoftimit te Ministrise te Shëndetësisë mesohet gjatë mbrëmjes së te merkures, punonjësi i policisë me inicialet F.A., 36 vjeç, i është nënshtruar ndërhyrjes së parë kirurgjikale, në shërbimin e Okulistikës, pas dëmtimit të rëndë në sy. Referuar mjekëve që kryen ndërhyrjen, 36 vjeçari do t’i nënshtrohet një ndërhyrje të dytë, por prognoza është mjaft e rëndë. Ndërsa të lënduarit e tjerë kanë lënë spitalin, pas trajtimit mjekësor.