Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u është drejtuar shqiptarëve me një videomesazh, në të cilin ka bërë thirrje për mbështetjen e studentëve dhe të rinjve që prej ditësh protestojnë kundër qeverisë. Berisha akuzoi kryeministrin Rama për përdorim të dhunës policore ndaj protestuesve, duke theksuar se mbi 2 mijë të rinj, gjimnazistë, studentë dhe të mitur janë dhunuar, ndaluar ose arrestuar gjatë protestave.