Libri “The Albanian Files”, për Sali Berishën nuk dëshmon suksesin e qeverisë, por e paraqet Ramën si 'një sulltan të një sulltanati të shekujve më parë', që e trajton vendin si pronë personale. Në një postim në rrejetet sociale, kreu demokrat duke iu përgjigjur monologut të kryeministrit, e akuzoi këtë të fundit se po përpiqet të fshihet pas emrave të arkitektëve dhe studiove të huaja për të justifikuar atë që opozita e konsideron një grabitje të pasurive publike dhe private në Shqipëri.