Armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit është future në ditën e pestë, pasi mbrëmjen e të hënës dy palët ranë dakord për zgjatjen me dy ditë të marrëveshjes 4-ditore, që ishte vënë në zbatim prej mëngjesit të të premtes. Megjithatë Katari konfirmon se në tryezë tashmë ka mbërritur propozimi për zgjatjen e armëpushimit edhe me tre ditë të tjera, teksa për këtë kanë nisur negociatat e vrullshme me qeverinë izraelite dhe përfaqësues të Hamasit.