Flying Fox është një jaht 136 metra i gjatë, ndër më luksozët në botë, i prodhuar në 2019-ën nga një kompani gjermane. Superjahti, është ankoruar ndonëse me pak vështirësi në gjirin e sarandës të mërkurën, duke ngjallur jo pak kureshtje mes pushuesve atje. Ndërkohë që fotot që nxituan të qarkullonin menjëherë në mediat sociale, u shikuan dhe shpërndanë me qindra e mijëra herë. Është thënë se jahti i përket Jeff Bezoss, dhe kjo do ta bënte të pabesueshme ardhjen në Sarandë, por njeriu më i pasur i botës dhe të tjerët që punojnë për të, nuk e kanë pranuar asnjëherë pronësinë e jahtit.