Kryeministri portugez, Antonio Costa, ka thënë se Portugalia do t’i dërgojë Ukrainës disa tanke Leopard 2, pa e përmendur shifrën e saktë. Sipas tij, Portugalia është në bisedime me Gjermaninë - vend prodhues i këtyre tankeve - për të siguruar pjesët e nevojshme që duhen për riparim të tankeve të dëmtuara Leopard që gjenden në inventarin e Portugalisë.