Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, tha para komisionit të sigurisë të kuvendit të hënën, se synim kryesor është anëtarësimi i Kosovës në NATO. Mehaj raportoi para komisionit për punën e bërë nga dikasteri që ka udhëhequr ai gjatë vitit 2022.