Komente interesante kanë ardhur nga zyrtarët kinezë, vetëm pak javë pasi Vladimir Putin dhe Xi Jinping u angazhuan për thellimin e lidhjeve dypalëshe. Në biseda private, një numër zyrtarësh kinezë i kanë thënë Financial Times se Kina thjeshtë nuk duhet të ndjekë Rusinë përsa i takon cështjes së Ukrainës.