“Sigurisht që po e shqyrtoj”...kështu kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i është përgjigjur një pyetjeje të CNN për ndihma të mundshme ushtarake për Ukrainën, që deri më tani kanë munguar nga Izraeli. E këtu përfshihet edhe sistemi i mbrojtjes raketor, Iron Dome.