Top News/ Edhe Gjermania ndihma nga qielli / Gaza pranë katastrofës, Scholz me mision paqeje
17/03/2024 13:36

Kancelari gjerman, Olaf Scholz fillon të dielën një tur diplomatik në Lindjen e Mesme. Në Jordani ai zhvillon bisedime me Mbretin Abdullah II në Akaba, vend që ka organizuar urën ajrore të furnizimit për popullatën në Gaza. Mbreti Abdullah konsiderohet si një nyjë e rëndësishme lidhëse mes botës arabe dhe aleatëve perëndimorë të Izraelit. Më pas Scholz do të zhvillojë bisedime në Izrael. Krahas përmirësimit të gjendjes humanitare të popullsisë në Rripin e Gazës, temë qendrore pritet të jetë edhe ofensiva e paralajmëruar e Izraelit në Rafah. Në Tel Aviv, Scholz takohet edhe me të afërm gjermanë të pengjeve të marra nga Hamasi. Kjo është hera e dytë që kancelari Scholz shkon në Lindjen e Mesme pas sulmit të terrorist të Hamasit më 7 tetor kundër Izraelit. Kancelari Scholz para udhëtimit në Jordani theksoi edhe njëherë se Gjermania qëndron në krah të Izraelit, që në fund të fundit mbron vetveten. "Dhe Izraeli ka çdo të drejtë të mbrohet kundër sulmit të Hamasit." Në të njëjtën kohë duhet të respektohen rregullat e së drejtës ndërkombëtare. Duhet të shmangen viktimat civile dhe duhet të mbërrijë ndihma humanitare në Gaza, tha Scholz. Nga fundjava avionë të Bundesëehrit të nisur nga Jordania kanë shpërndarë ndihma humanitare nga ajri për Rripin e Gazës. Organizatat humanitare paralajmërojnë, se kjo është e shtrenjtë, e rrezikshme dhe jo efikase. Nevojiten më shumë ndihma humanitare me rrugë tokësore. I këtij mendimi është edhe kancelari gjerman. Natyrisht kjo mënyrë nuk është rruga më e mirë, tha Scholz. Rruga më e mirë është, nëse më shumë kamionë me ndihma me rrugë tokësore do të mbërrinin në Rripin e Gazës.

Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30