Deputeti socialist, Erion Braçe është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme. Arsyet e pranisë së tij në SPAK nuk janë ende publike, teksa vetë deputeti nuk ka folur para mediave. Megjithatë, disa ditë më parë ai është paditur nga disa pronarë tokash në fshatin Imshtë të Lushjnes, pas disa postimeve që ka bërë në rrjetet sociale, ku i akuzonte ata si mashtrues ordinerë që kanë grabitur tokën publike.