Top News/ Edhe Erdogan përjetë në pushtet…?! Aleati i tij kërkon ndryshimin e kushtetutës
05/11/2024 15:24

Aleati kryesor politik i liderit turk Recep Tayyip Erdogan tha të martën se një amendament kushtetues duhet të merret në konsideratë për të lejuar presidentin të kandidojë përsëri në zgjedhjet e përcaktuara për vitin 2028. Pas rizgjedhjes së tij vitin e kaluar, Erdogan po vazhdon mandatin e tij të fundit si president, nëse parlamenti nuk thërret zgjedhje të parakohshme, sic edhe përcakton kushtetuta. Erdogan ka drejtuar Turqinë për më shumë se 21 vjet, fillimisht si kryeministër dhe më pas si president. "A nuk do të ishte një zgjedhje e natyrshme dhe e drejtë që presidenti ynë të zgjidhet edhe një herë, nëse çrrënjoset terrori dhe nëse i jepet një goditje e rëndë inflacionit dhe Turqia siguron stabilitet politik dhe ekonomik," tha Devlet Bahçeli, kreu i partisë Lëvizja Nacionaliste, MHP, e cila është aleate me Partinë AKP-në në pushtet të Erdoganit. Duhet të konsiderohet një amendament kushtetues për të siguruar aftësinë e Erdoganit për të rikandiduar në zgjedhjet presidenciale, tha ai në një fjalim para ligjvënësve të MHP-së. Bahçeli, një nacionalist i vendosur, tronditi politikën turke muajin e kaluar duke sugjeruar që lideri i burgosur i Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit të lirohet nga burgu nëse shpall fundin e kryengritjes së grupit. Disa analistë thanë se sugjerimi tronditës mund të motivohet nga një dëshirë e AKP-së dhe MHP-së për të fituar mbështetjen e Partisë pro-kurde DEM, e treta më e madhe në parlament, për një ndryshim kushtetues që mund të rrisë perspektivat e Erdoganit në zgjedhjet e 2028-ës. Një ndryshim kushtetues mund të hidhet në referendum nëse 360 ligjvënës në parlamentin prej 600 vendesh e mbështesin atë. Zgjedhjet e parakohshme kanë nevojë edhe për mbështetjen e 360 deputetëve.

Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50
Top News – Nuk ndodhte prej shekujsh/ Izraeli ndalon meshën katolike në Varrin e Shenjtë
30/03 11:50
Top News – Baste për luftën. Majori izraelit përdori sekrete hetimore në Polymarket
30/03 11:46
Top News – Raketa drejt Izraelit. Fronti i ri i luftës, Huthët sulmojnë sërish
30/03 11:27
Top Channel/ Presidenti sirian në Berlin, Sharaa në Gjermani mes luftës dhe rikthimit të refugjatëve
30/03 11:12
Top Channel/ Lufta godet ekonominë botërore, çmimi i naftës shkon mbi 100 dollarë
30/03 11:12
Top Channel/ Izraeli bllokon Meshën/ Netanyahu tërhiqet pas reagimeve, lejon ceremoninë në Jeruzalem
30/03 11:00
Top News – Ekonomia globale në rrezik. Çmimet e karburanteve pësojnë rritje të ndjeshme
30/03 10:34
Top News – Skenari i Trump për luftën. Ishulli Kharg dhe rreziku global pas kapjes së tij
30/03 10:11
Top News – Nafta fluturon sërish. Pas planit të trump për të pushtuar Kharg
30/03 09:55
Top Channel/ SHBA, gati për ndërhyrje tokësore! Nisin sulmet masive në Teheran
29/03 23:03
Top News – Khamenei i ri flet sërish…me mesazhe! Teherani: Nuk del publikisht për sigurinë
29/03 23:00
Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05
Top Channel/ Papa Leoni kundër Trump: Zoti s’do luftë, ndalni bombardimet!
29/03 22:04
Top News – ‘Po i presim t’u vëmë flakën’. Irani: Jemi gati për t’u përballur me trupat amerikane
29/03 22:00
Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15