Lideri bjellorus Aleksander Lukashenko tha se Bjellorusia dhe Rusia do të dislokojnë një forcë të përbashkët ushtarake si reagim ndaj asaj që ai e quan “një përshkallëzim të tensioneve në kufijtë perëndimorë të vendit” – tha agjencia shtetërore e lajmeve Belta të hënën. Forcat ruse përdorën Bjellorusinë për të hyrë në Ukrainë, në ditën e parë të pushtimit, më 24 shkurt, dhe nga vendi i Lukashenkos kaluan trupa dhe pajisje ushtarake që tentuan të merrnin Kievin.