Bashkimi Europian bën thirrje që të shmangen deklaratat për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër, si dhe të gjitha veprimet që nuk i shërbejnë normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. “Përparimi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vetëm përmes dialogut. Deklaratat, përfshirë ato për ndryshime të mundshme të rrjedhës së lumit, dhe veprimet që nuk e mbështesin këtë synim duhet të shmangen”, thuhet në përgjigjen e Komisionit Evropian për Radion Evropa e Lirë.