Protestuesit demokratë marshuan në zemër të kryeqytetit me flamujt e Gjermanisë dhe Bashkimit Europian në duar; por të dyja selitë diplomatike iu përgjigjën duke dënuar dhunën e përdorur gjatë kryengritjes që Berisha e konsideron paqësore. Pas kthimit nga Brukseli ku pati takime me partitë europiane të qëndrës së djathtë, kryedemokrati Berisha deklaroi se me Edi Ramën nuk ka integrim në Bashkimin Europian dhe se tashmë shefi i ekzekutivit është në rreth të kuq.