Pas ish presidentit Ilir Meta dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, edhe ish zv.Kryeministri, Arben Ahmetaj kërkon transmetimin e drejtpërdrejtë të seancave gjyqësore në Gjykatën e Posaçme. Kërkesa është depozituar prej avokatit të tij, Henrik Ligori. Në emër të klientit të tij, Ligori kërkoi që seancat të regjistrohen dhe përmbajtjet e tyre të bëhen publike për qytetarët. Sipas mbrojtjes, transparenca është thelbësore për një proces të drejtë dhe për informimin e opinionit publik. Ligori përfaqëson Ahmetajn në dosjen ‘Buka’, teksa dosja tjetër ku ai është i pandehur, në lidhje me inceneratorët është në fazë më të avancuar si proces. Ish kryeministri akuzohet për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim të produkteve të veprës penale.