Top News/ Edhe 3 vjet paqe kanë mbetur me Rusinë / Gjeneralët e NATO-s paralajmërojnë: Lufta po vjen
29/01/2024 15:46

Gjeneralë të lartë të NATO-s kanë paralajmëruar se Vladimir Putin mund të godasë shënjestra në të gjithë evropën, në një luftë në shkallë të gjerë kundër perëndimit. Liderët thanë për the Times, se blloku ka jo më shumë se tre vite kohë për tu përgatitur për një sulm të mundshëm të rusisë në tokë evropiane, që do të sillte sulme kundër infrastrukturës civile dhe ushtarake thellë përtej vijave të frontit. Ata thonë se Gjermania me gjasë do të vecohet si arena qendrore e linjave kontinentale të furnizimit të NATO-s dhe se shënjestrat mund të variojnë nga fabrikat e municioneve e qendrat e komandës e deri tek impiantet e energjisë, hekurudhat dhe urat. Rusia ka përdorur taktika të ngjashme edhe gjatë pushtimit të saj të ukrainës, duke lëshuar raketa thellë në territor ukrainas, ndërkohë që vetë Kievi është hakmarrë duke qëlluar depo municionesh, depozita karburanti dhe qendra komanduese. Gjenerali Aleksander Sollfrank, komandant i qendrës së logjistikës ushtarake të natos, në gjermaninë jugperëndimore, thotë: nëse ne krahasojmë luftën dhe operacionet e 10 apo 5 viteve më parë, atëherë kuptojmë se duhet të pranojmë se edhe zonat më të skajshme do të rrezikohen. Ne duhet të supozojmë se një agresor do të përdorë të gjithë spektrin e forcës kinetike dhe jo kinetike në mënyrë që të shkatërrojë linjat e komunikimit edhe në zonat e pasme. Kjo varion nga aktet e sabotazhit përmes luftës elektronike e kibernetike e deri tek mundësitë kinetike përmes raketave, dronëve etj. Gjenerali i NATO-s u kërkoi "udhëheqësve botërorë" të shkurtojnë "burokracinë" që pengon aftësinë e vendeve për të përdorur "armët dhe teknologjinë nga një vend tjetër". Edhe gjenerali Jan Uillem Maas, shef i komandës mbështetëse të forcave të armatosura holandeze thotë se përgatitjet për një konflikt që do të përfshijë gjithë bllokun duhet të shkojnë më larg. “Ne nuk jemi atje ku duam. Kjo është e qartë. Por cështja është: Cfarë duhet të bëjmë për ta rregulluar këtë. Nëse shikoni se cfarë ka bërë putin deri tani, mendoj se ne jemi në pozicion më të avancuar. Kur shikoni se si evropa është bashkuar pas pushtimit të ukrainës, optimizmi nuk ka përse të mungojë”, thotë ai.

Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43
Top Channel/ Gen Z i thotë “JO” dhunës në Gjermani, protestë paqësore: “Jo” sulmit e maskave
31/10 22:33
Top News – Alarm për sulm në Moskë. SHBA thirrje qytetarëve – Shmangni Muzeun Tsaritsyno
31/10 19:45
Top Channel / Halloween i frikshëm në Evropë. Protesta në Francë, Gjermani, Itali e vende të tjera
31/10 19:43
Top News – Darka e Lavrov me Marko Rubion. Ftesa e Rubios thellon ndasitë mes SHBA dhe BE
31/10 18:00
Top Channel/ Serbi, mbyllet banka Alta! I hiqet licenca, dyshime për transferta drejt Rusisë
31/10 14:55
Top Channel/ Vuçiç drejt arrestimit? Avokati: Shkelje ligjore, në pritje të ndjekjes penale!
31/10 14:51
Top News – ‘Spiunët’ marokenë orkestruan fluksin, hetimi spanjoll për dyndjen e emigrantëve në Ceuta
31/10 14:30
Top News – Trump e ka ndarë mendjen. Sulmon Iranin pak orë pas zgjedhjeve të mesmandatit
31/10 14:00
Top News – Mashtroi vdekjen. Christa Pike rrëfen ‘përvojën’ dhe pasojat e injeksionit
31/10 13:30
Top News – Shqetësime për Trump. Presidenti ndërpret fjalimin, ‘përlotet’ gjatë fushatës
31/10 13:00
Top Channel/ Nga Roma në Milano e Torino, Italia “pushtohet” nga protestat- Rikthehen tensionet!
31/10 12:08
Top Channel/ Franca në frikë nga Halloween! Fundjava e tretë e protestave të dhunshme
31/10 12:08
Top Channel/ Poloni, përleshje për kreun e Gjykatës Kushtetuese: Ndërhyn presidenti!
31/10 11:58
Top Channel/ Kanadaja afrohet me BE-në: Krijohet në Montreal “Aleanca për të Ardhmen”!
31/10 11:56
Top Channel/ SHBA i shet Ukrainës 500 raketa Patriot, Zelensky skeptik: Nuk i dihet kur dorëzohen!
31/10 11:24
Top Channel/ Mediat në SHBA: Ditën e parë pas zgjedhjeve, Trump do të rinisë sulmet ndaj Iranit!
31/10 11:19
Top Channel/ Gjermania përgatitet për protesta: Gjenerata Z, në rrugë për Halloween!
31/10 11:18
Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10