Top News – Edhe 3 mijë ushtarë të tjerë në Rusi / Kim Jong un në ndihmë të Putinit në Ukrainë
27/03/2025 11:52

Koreja e Veriut duket se ka dërguar të paktën 3,000 ushtarë të tjerë në Rusi në fillim të këtij viti, tha ushtria e Koresë së Jugut të enjten, duke demonstruar mbështetjen e vazhdueshme të Penianit për luftën e Moskës kundër Ukrainës, ndërsa liderët botërorë po bëjnë thirrje për t'i dhënë fund konfliktit tre-vjeçar. Lajmi vjen pasi zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Andrey Rudenko tha se një vizitë e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un në Rusi, është duke u përgatitur, sipas medias shtetërore TASS. Përforcimet, të dërguara në janar dhe shkurt, i shtohen afërsisht 11,000 trupave që Koreja e Veriut ka dërguar në Rusi deri më tani, tha shefi i përbashkët i shtabit të Koresë së Jugut. Rreth 4,000 prej tyre janë vrarë ose plagosur në luftime, sipas Seulit. Pheniani ka dërguar gjithashtu një "sasi të konsiderueshme" raketash balistike me rreze të shkurtër veprimi dhe armatime të tjera. Koreja e Jugut tha se kontributet e Penianit “pritet të rriten sipas situatës”. Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe presidenti rus Vladimir Putin i kanë thelluar lidhjet e sigurisë që kur nënshkruan një pakt historik të mbrojtjes vitin e kaluar dhe u zotuan të përdorin të gjitha mjetet e disponueshme për të ofruar ndihmë të menjëhershme ushtarake në rast se tjetri sulmohet. Këshilltari i lartë i Putinit për sigurinë Sergei Shoigu u takua me Kim Jong un javën e kaluar në Phenian, ku ai i përcolli "urimet dhe përshëndetjet më të ngrohta" të Putinit. "Ai i kushton vëmendjen më të madhe zbatimit të marrëveshjeve të arritura me ju," i tha Shoigu Kim jong unit.

Top Channel/ Alarmon Trump: Godasim Iranin në 2027! Rikthehen tensionet në Hormuz
22/11 23:11
Top Channel/ Lufta Ukrainë-Rusi kalon kufijtë! Dronët ukrainas shkatërrojnë anijen ruse në Libi
22/11 22:33
Top News – Putin ‘luan bllofin’, teston NATO-n / Sa larg mund të shkojë pa një përgjigje serioze
22/11 15:33
Top Channel/ GTA ‘çmend’ fansat, rekord shitjesh
22/11 15:00
Top News – Rrëmbime avionësh e sulme terroriste / ‘Al Kaeda do godasë’, paralajmërohen linjat ajrore
22/11 14:55
Top News – Rivali ‘fton’ Netanyahun në qeveri / Eisenkot nis ‘bisedime maratonë’ për koalicionin
22/11 14:41
Top News – 14 të zhdukur nën rrënoja / ‘Mizori’, droi rus godet pallatin pesë katësh në Kiev
22/11 14:36
Top News – Evropa hyn në ‘supercikël’ zgjedhjesh / Rezultatet mund të trondisin themelet e BE-së
22/11 13:15
Top News – Voton për t’u larguar nga Britania / Fshati anglez proteston, nuk do kampe emigrantësh
22/11 12:42
Top News – Putini është një ‘vrasës gjakftohtë’ / Sekretari britanik i mbrojtjes ‘shpërthen’ në Kiev
22/11 12:25
Top News – Luftë në Sinaloa, kapet lordi i drogës / Arrestohet ‘Chapo Isidro’, i kërkuar nga FBI
22/11 12:25
Top News – Anija ruse digjet ende pranë Finlandës / Sulm në Baltik, Ukraina godet me dronë detarë
22/11 12:24
Top Channel/ Arrestohet bosi meksikan i drogës/“Chapo Isidro” në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI
22/11 12:22
Top News – Kinema në 9000 kilometra lartësi/Hollivudi ‘pushton’ qiellin, ‘një treg’ në shpërthim
22/11 12:16
Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06