Transporti i parave të padeklaruara përmes portit të Durrësit është vënë në shënjestrën e autoriteteve, të cilat kanë shtuar vigjilencën dhe kontrollet në autobusat që vijnë nga Italia. Këtë të shtunë, në një autobus pasagjerësh janë kapur 25 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit. Sinjalet paraprake për paratë që kalojnë në Shqipëri, erdhën nga homologët italianë teksa nga bashkëpunimi mes policisë kufitare dhe autoriteteve doganore u bë e mundur ndalimi i shoferit të autobusit brenda të cilit u gjetën 25 mijë euro.