Një deklaratë për Palestinën mjaftoi që turneu amerikan i Ed Sheeran të përfshihej në një debat të madh publik. Pas përjashtimit të reperit Macklemore nga formacioni, disa prej artistëve të tjerë mbështetës njoftuan gjithashtu tërheqjen nga turneu. Mes tyre është Finneas, vëllai i këngëtares Billie Eilish, i cili tha se artistët nuk duhet të heshtin kur flitet për njerëzit e shtypur. Tërheqjen e tyre e njoftuan edhe kantautori irlandez Aaron Roëe dhe grupi danez Lukas Graham, ndërsa grupi folk irlandez Beoga, që performon me Sheeran në skenë, tha se nuk do të vazhdojë pjesëmarrjen.