“Punët e Shqipërisë identifikohen vetëm me një luftë mizerabël politike dhe me një përpjekje të vazhdueshme të kujtdo që është në anën e kundërt me ne, që qeverisim Shqipërinë, për të bërë çmos që punët e Shqipërisë të mbulohen me ziftin e dëshpërimit të tyre, me baltën e të gjithë urrejtjes, mllefit, inateve të tyre.” Një ditë pas akuzave të kryedemokratit, Sali Berisha se procesi i integrimit ka ngelur në vend numëro, për shkak të rezervave të shteteve anëtare të Bashkimit Europian për qasjen e qeverisë ndaj kërkesës së SPAK për Belinda Ballukun; kryeministri Edi Rama u zotua publikisht se nuk ka asnjë bllokim në Bruksel, madje lajme të mira e presin Shqipërinë.