Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e shënuar më datë 11 mars në qendër të qytetit të Fierit, ku 19 vjecari Grei Bihuci mbeti i vdekur dhe 20 vjecari Olti Serjanaj i plagosur, si pasojë e një sherri me sende të forta. Florian Muka dhe kushëriri i tij Klajdi Muka u vendosën në pranga dhe u lanë në arrest me burg me vendim të gjykatës së Fierit.