Top News- E uli në gjunjë dhe e qëlloi dy herë, detaje nga krimi i pasionit që tronditi Athinën
24/08/2026 10:32

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Nea Smyrni ku Lulieta Obzova u vra nga partneri i saj po shqiptar, me origjinë nga Tirana, Altin Allmuça. Hetimet sipas mediave greke, po vijojnë ndërsa pika ku janë fokusuar mbetet marrëdhënia mes viktimës dhe të dyshuarit. Deri më tani hetuesit po shqyrtojnë provat e mbledhura si dhe tabulatet telefonike, në përpjekje për të rindërtuar atë çka ka ndodhur para krimit. Sipas mediave greke, në duart e hetuesve ndodhet një video që ka regjistruar lëvizjet brenda ndërtesës pak para se dëgjohen të shtënat. Paraprakisht dyshohet se 48-vjeçari, Allmuça kishte vendosur dikë tjetër të qëndronte jashtë banesës së viktimës, në pritje që ta sinjalizonte kur ajo të dilte. Mediat greke shkruajnë se autori e detyroi viktimën që të ulej në gjunjë ndërsa e kërcënonte me pistoletë. më pas ai hapi zjarr dy herë. Autoritetet po hetojnë edhe mundësinë që viktima të kishte marrë kërcënime nga i dyshuari edhe më parë. Mediat greke shkruajnë se gruaja kishte frikë për sigurinë e saj dhe kishte marrë masa mbrojtëse, ndër to edhe ndryshimin e bravave të banesës ku jetonte bashkë me vajzën e saj 16-vjeçare. Në kuadër të hetimeve, po analizohen edhe provat e gjetura brenda automjetit të 48-vjeçarit. Aty dyshohet se janë gjetur fishekë të të njëjtit kalibër me ata të përdorur në vrasje, ndërsa arma që dyshohet se u përdor për krimin.

Top Channel/Merr progres-raportin, Rama: Kilometri i fundit për në BE. Shmang akuzat e Veliajt
05/11 15:08
Top News – ‘Shqipëria ka ecur përpara’. BE ‘flet shqip’ në Tiranë, ‘por rruga jo fushë me lule’
05/11 15:01
Top News – 292 vite burg për ‘Plumbin e Artë’. Pretenca e SPAK për 15 të pandehurit e dosjes makabre
05/11 14:59
Top News – 292 vite burg për ‘Plumbin e Artë’. Pretenca e SPAK për 15 të pandehurit e dosjes makabre
05/11 14:59
Top News – KLP kërkon më shumë fonde: Na duhen për procesin e integrimit
05/11 13:40
Top News – ‘Duhet të ngremë zërin kur dhunohen politikanët’, thotë deputetja e PS, Iris Luarasi
05/11 13:39
Top News – PS prezanton e vetme buxhetin për shëndetësinë
05/11 13:35
Top News – Rama pyetet për Veliajn në konferencën me Ambasadoren e BE
05/11 13:17
Top News – Nuk ka fondet për fermerët. Raporti i KE, 90 mln eurot e IPARD mbeten të bllokuara
05/11 13:12
Top News – Ulen nafta e benzina/ Bordi cakton çmimet e reja për shitjen e karburanteve
05/11 13:07
Top News – ‘Shqiptarët duan Europën, Rama do pushtetin’/ Tabaku pas Raportit të KE: PS dështoi
05/11 12:54
Top Channel/ SPAK kërkon 35 vite burg për Henrik Hoxhajn, vetëm 10 për të penduarin Nuredin Dumani
05/11 12:51
Top Channel/ Shpërthimi i gazit shembi pallatin, dy viktima nga rrjedhja e gazit në një apartament
05/11 12:51
Top Channel/ KLGJ: Duam para për sigurinë, Gjyqësori merr 37% më pak fonde nga sa kërkoi, SPAK…
05/11 12:22
Top Channel/ 31 gjoba pas protestës në Tiranë, policia ndëshkon me nga 5 mijë lekë 31 protestues
05/11 12:21
Top Channel/ BE jep alarm për sigurinë ushqimore në Shqipëri, pesticidet dhe cilësinë e qumështit
05/11 12:20
Top Channel/Ekskluzive/ Pamjet e sulmeve të bandës së Klodian Carës në Athinë, 3 shqiptarë mes të…
05/11 11:53
Top Channel/‘Zv/kryeministren e keni me 5 akuza’, debate te Ekonomia Cara përplaset me socialistët
05/11 11:45
Top Channel/ Shpërthimi në Elbasan, banorët tërheqin sendet me vlerë nga banesat
05/11 11:42
Top Channel/Shpërthimi në Elbasan, ‘Pallati i pabanueshëm’ Llatja: Banorët janë strehuar në…
05/11 11:41