“Ishim miq dhe e shoqëruam për shkak të miqësisë”, kështu deklaruan dy shtetasit turq që u kapën bashkë me Sokrat Vatën, autorin e vrasjes së turistit 20-vjeçar portugez në Ksamil. Ata u morën në pyetje në prani të një përkthyesi duke dhënë para hetuesve dhe versonin e tyre. Dy shtetasit turq ishin klientë të rregullt të lokalit “Principotes” dhe kishin krijuar një marrëdhënie shoqërore me Vatën. Ata pohuan gjithashtu se e paguanin 29-vjeçarin për shërbime sigurie, si bodigard dhe shoqërues personal. Nga ana tjetër, ata mohuan çdo përfshirje në ngjarjen kriminale, duke pretenduar se e morën Vatën në automjet vetëm për shkak të marrëdhënies shoqërore që kishin me të.