Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka denoncuar këtë të martë në rrjetet sociale gjendjen e kanaleve vaditëse në fshatrat e Lushnjes. Ai është ndalur në fshatin Hysgjokaj, ku thotë se keqmenaxhimi dhe keqqeverisja vendore dhe qendrore po penalizojnë fermerët që nuk kanë akses në rezervuarin vaditës.