Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Itali, ku një 44-vjeçare shqiptare, nënë e tre fëmijëve, humbi jetën pasi u përplas nga një kamion plehrash. Viktima është identifikuar si Lavdije Istrefi. Ajo ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa mësohet se në momentin e aksidentit po shoqëronte vajzën e saj 9-vjeçare për në shkollë. Sipas mediave italiane, kamioni po merrte kthesën, kur përplasi 44-vjeçaren. Fatmirësisht, vogëlushja kishte kaluar rrugën pak çaste më parë dhe nuk u lëndua. Megjithatë, ajo pa të gjithë skenën.