Një tjetër njeri me ngjyrë është qëlluar për vdekje nga policia në Shtetet e bashkuara të Amerikës. Këtë rradhë bëhet fjalë për një vajzë 16 vjecare afro-amerikane pasi agjentët e policisë kanë reaguar ndaj një përpjekje sulmi me thikë nga vajza. Ngjarja shokuese, ndodhi pak para se të merrej vendimi për ish-oficerin Derek Chauvin, i akuzuar për vrasjen e George Floyd një vit më parë.