Roja bregdetare italiane gjeti një të porsalindur të vdekur në një varkë që transportonte emigrantë drejt ishullit italian të Lampedusës, gjatë një operacioni shpëtimi. Lajmin e dhanë vetë autoritetet italiane, që shtuan më tej se foshnja kishte lindur ndërkohë që varka po udhëtonte drejt brigjeve italiane dhe kishte humbur jetën vetëm pak minuta më pas. Në bordin e varkës së shpëtuar nga anija e patrullës italiane, ishin më shumë se 40 emigrantë, një pjesë e madhe gra dhe fëmijë. Vlen të theksohet se edhe në fillim të kësaj jave, një djalë pesë muajsh u mbyt gjatë një operacioni shpëtimi në të njëjtin vend.