Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Jalë, ku një turiste nga Mbretëria e Bashkuar humbi jetën. 32-vjeçarja shfaqi probleme shëndetësore, sipas policisë, në hotelin ku ishte akomoduar. Ajo kërkoi ndihmë tek recepsioni I hotelit. Ishte vetë stafi i hotelit që e transportoi menjëherë drejt qendrës shëndetësore, ku pavarësisht ndihmës së dhënë, 32-vjeçarja ka ndërruar jetë. Paraprakisht dyshohet vdekje natyrale, pasi nga verifikimet paraprake të mjekëve, sipas policisë, rezultoi se turistja 32-vjeçaere kishte pasur probleme shëndetësore, konkretisht me frymëmarrjen dhe diabetin.