Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 32-vjeçarit Florim Haxhidemës, mbrëmjen e së dielës në një banesë në Ferizaj. Prokuroria thotë se e dyshuara kryesorë e vrasjes është 24-vjeçarja, Arjeta Roshaj për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja”, ndërsa është ndaluar për 48 orë edhe babai I saj, Muhamet Begisholli, deri në sqarimin e plotë të rrethanave dhe përfshirjes së tij në këtë rast. Sipas Policisë, 32-vjeçari u gjet I pajetë rreth orës 22:50 në banesën e 48 vjeçarit, në katin e 9-të të një pallati në Ferizaj.