Një rast mashtrimi me blerjen e automjeteve është goditur nga Policia e kryeqytetit, duke arrestuar një person dhe duke shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij. Në pranga në kuadër të operacionit “Mekanizmi” ka rënë shtetasi Elton Rrushi, 38-vjecc banues në Fier. Ai tashmë akuzohet për veprat penale "Mashtrimi" dhe "Falsifikimi i dokumenteve".