Një punonjës policie është aksidentuar nga një automjet këtë të martë. Aksidenti u shënua rreth orës 17:40 në zonën e Freskut. Sipas policisë, efektivi me inciale A.L, i cili në momentin e aksidentit ka qenë jashtë shërbimit, është përplasur nga një automjet me një drejtues i cili ende nuk është identifikuar.