Dy inxhinierë u arrestuan në Delvinë ndërsa u shpall në kërkim pronari dhe administratori I një kompanie pasi u kapën duke ndërtuar pa leje në një pronë publike një impiant gazi. aksioni u zhvillua nga policia në bashkëpunim me IKMT-në dhe Inspektoratin e Mjedisit ndërsa u bllokuan dhe punimet në objekt. për rastin u vendos nën akuzë përgjegjësi I impiantit të gazit 31-vjeçari Elton Malkaj dhe përgjegjësi I kantierit të ndërtimit53-vjeçari Luan Metaj. ata akuzohen për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me qëllim përfitimi, dhe “Pushtimi i tokës”. ndërkohë vijon puna për kapjen e pronarit dhe administratorit të kompanisë.