Top News – E pazakontë në Zelandën e Re/ Sulm me thikë në vendin e paqtë, katër të plagosur
10/05/2021 14:41

Një person sulmoi me thikë katër të tjerë në një supermarket të hënën në Zelandën e Re, duke plagosur rëndë tre prej tyre. Sipas autoriteteve, sulmi nuk kishte ndonjë objektiv të vecantë dhe nuk ka lidhje me terrrorizmin. Policia tha se sulmi, I pazakontë për vendin e paqtë të Paqësorit Jugor, ndodhi në mes të drekës në një supermarket në qendër të qytetit Dunedin. Policia ndaloi një person. Sipas dëshmitarëve, një burrë që mbantë dy thika në duar, goditi stafin e supermarketit si dhe ata që u përpoqën ta ndalonin. Masakra më e fundit në Zelandën e Re, ishte ajo e marsit 2019 në xhaminë e Christchurch, ku një idhtar I Supremacisë së Bardhë vrau 51 besimtarë myslimanë dhe plagosi rëndë 40 tjerë, Kryeministrja Jacinda Ardern tha se pyetja e parë qe I bëri policisë, ishte nëse sulmi në Dunedin kishte të bënte me ceshtje të sigurisë kombëtare, por ata e siguruan se jo. Shefi I policisë tha se sulmi Ishte I rastësishëm dhe se autori do dilte ne gjyq të martën. Fillimisht u raportua për pesë të plagosur, por njëri nga këta ishte edhe autori, I cili kishte marrë një plagë të lehtë gjatë sulmit. Shefi I policisë I quajti heronj ata që ndaluan autorin, sepse kështu parandaluan një bilanc më tragjik. Ai tha se tre nga viktimat kishin nevoje për ndërhyrje në spital. Pas masakrës në xhaminë e Christchurch, Zelanda e Re ashpërsoi ligjet në përpjekje për të kufizuar mbajtjen e armëve të zjarrit.

Top Channel/ Trump, ultimatum për “AI”, Presidenti amerikan kundër ngadalësimit të ritmit:Ide kineze
14/09 20:00
Top News- Bashkëpunimi me Kinën në AI/ SHBA paralajmëron Serbinë- Zgjidh partnerë të besueshëm
14/09 17:25
Top News- Ratko Mlladiç në PE/ Debat për lartësimin e ‘Kasapit të Bosnjes’ nga Serbia
14/09 16:27
Top Channel/ “Po afroheni pak si shumë me Kinën”, SHBA paralajmëron Serbinë: Kujdes me AI-n!
14/09 15:11
Top News – ‘Ulni ritmin e IA’. Deklarata e shefit të Anthropic shkakton ‘tërmet’ në bursa
14/09 14:05
Top News – Huthit të pandalshëm. Zgjerojnë territorin, sulmet saudite nuk i frenojnë dot
14/09 13:16
Top Channel/Vandalizohet statuja e Charlie Kirk në SHBA, mister autori:Po shihen kamerat e sigurisë!
14/09 12:22
Top News – Putin sulmon trenin diplomatik. Boris Johnson dhe ish-kreu i CIA-s në shenjestër
14/09 12:19
Top News – E djathta ‘frikëson’ pushtetin. Gara në Suedi, e majta kryeson me diferencë minimale
14/09 12:14
Top Channel/ Më në fund një fitore, CDU merr Saksoninë e Poshtme: AfD del forcë e tretë!
14/09 12:10
Top News – Nafta mbi 108 dollarë për fuçi. Tensionet në Hormuz rrisin frikën për furnizimet globale
14/09 11:55
Top Channel/Sulmi rus pranë kufirit polak, shpëtuan “për fije” ish shefi i CIA-s dhe Boris Johnson!
14/09 11:37
Top Channel/ Mes goditjeve të Moskës, Trump kritikon Kievin: Ndaloni sulmet ndaj naftës ruse!
14/09 11:37
Top Channel/ Rusia godet trenin ukrainas afër Polonisë, evakuohet treni ku udhëtonte Boris Johanson
13/09 23:03
Top News- ‘Si të vrasë shokët e shkollës’, adoleshenti pyet ChatGPT…alarmohet FBI
13/09 15:39
Top Channel/ Mbyllet aeroporti në Lituani! Dronët alarmojnë Naton, Kushner: Vetëm një kusht për…
13/09 15:25
Top News- Operacion shpëtimi spektakolar në Iran? CNN: Hegseth detyroi pilotët e F-15 të…
13/09 13:58
Top Channel/ Trump zhgënjen Arabinë Saudite, princi Bin Salman i telefonoi dy herë, por SHBA…
13/09 12:24
Top News- Treni ‘fluturon’ nga shinat në Francë, hetuesit dyshojnë për sabotim
13/09 11:58
Top Channel/ Jepet alarmi për AI: Më e rrezikshme nga sa e mendojmë
12/09 23:39