Televizioni shtetëror rus ka ndërprerë papritur fjalimin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, teksa ai i është drejtuar audiencës në Stadiumin Luzhniki në Moskë. Kremlini ka thënë se televizioni ka pasur probleme teknike për këtë shkëputje, por medit perëndimore thonë se ndërpreja e fjalimit mund të ketë ardhur si shenjë proteste ndaj presidentit. Putin u shfaq në një skenë para dhjetëra-mijëra rusëve për të festuar tetëvjetorin e aneksimit të Krimesë nga Ukraina.