Presidenti Ilir Meta nuk është mjaftuar me ato çfarë deklaroi më parë këshilltari i tij ligjor mbi atë që ndodhi paraditen e sotme në Gjykatën Kushtetuese. Këshilltari Bledar Dervishaj foli për procedurat e kërkesës së Kuvendit, lidhur me shkarkimin, ndërsa vetë Meta ka lajmëruar një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në orën 19. 30. Ajo çfarë dihet ka të bëjë me qëndrimin e tij rreth vendimit të pritshëm të Kushtetueses, por ndërkohë, argumentet juridike, nuk mësohet të jenë pjesë e artikulimit të tij për mediat.