Një aksident I pazakontë u regjistrua këtë të dielë në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit", ku një makinë tip benz u përplas me furgonin e FNSH Fier. Këto janë pamjet nga vendngjarja. Nga goditja mjeti I policisë doli nga rruga duke thyer dhe barrierat mbrojtëse e përfundoi në kanal. Si pasojë u plagosën tre efektivë dhe drejtuesi. Të plagosurit u dërguan drejt spitalit për ndihmë mjekësore.